
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli, deri në dalje të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen mendore të tij.
Ai u arrestua pasi mbante mbyllur në banesë nënën, gruan dhe fëmijët.
Seanca për masës e sigurisë do të mbahet të hënën në orën 09:30 në Gjykatën e Tiranës.
Jetnor Zhaboli ndalonte i komunikimin me persona të tjerë, bashkëshortes, fëmijëve dhe nënës si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme. Ai kishte instaluar kamera në të gjithë hapësirën e shtëpisë dhe i përgjonte gjithë kohës.
Lini një Përgjigje