
Dy shqiptarë të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur pak pas orës 3 të mëngjesit një pikë lojrash fati në Glifadha në Greqi, sipas burimeve policore.
Nën kërcënimin e armës ata kanë detyruar punonjësen 44-vjeçare të pikës dhe kanë marrë paratë nga kasa dhe janë larguar me vrap.
Policia u njoftua menjëherë për ngjarjen dhe pas përshkrimit të mjetit që po përdornin autorët ka arritur t’i lokalizojë.
Skuadra OPKE ndaloi mjetin dhe vuri në pranga dy autorë të moshës 23 dhe 26 vjeç.
Lini një Përgjigje