Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Savrës, në autostradën Fier–Lushnjë.
Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur me një motoçikletë, duke lënë të plagosur shoferin e motorit. Raportohet se ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit rrugor, e cila po menaxhon trafikun e rënduar nga përplasja, ndërsa pritet mbërritja e policisë shkencore për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe për të dokumentuar shkaqet e aksidentit.
Lini një Përgjigje