TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Tetor 2024, 19:30

Lindi në muajin e tetë, foshnja jetoi vetëm 4-5 orë/ Zbardhen detaje nga vdekja e të resë, la pas 2 fëmijë të mitur

Shkruar nga Pamfleti

Lindi në muajin e tetë, foshnja jetoi vetëm 4-5 orë/

Zbulohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku nëna dhe vajza ndërruan jetë pas lindjes.

Mësohet se Brunilda Deliu, 37 vjeç, vuante nga një sëmundje gjaku. Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” është paraqitur me hemoglobinë të ulët dhe gjendje gripale prej disa ditësh dhe me temperaturë.

Gruaja ka kryer lindje të foshnjës në muajin e tetë. Foshnja ka jetuar 4-5 orë dhe më pas ka ndërruar jetë. 37 vjeçarja pas lindjes ka pasur komplikacione shëndetësore të shtuara edhe është dërguar më pas në QSUT nga ku ka humbur edhe jetën.

Brunilda ishte nëna e dy fëmijëve, 12 dhe 6 vjeç.

 

Lini një Përgjigje