TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Korrik 2025, 10:41

Laborator falsifikimi në mes të Tiranës, arrestohen babë e bir; shuma që fitonin në këmbim të një pasaporte 

Shkruar nga Pamfleti

Laborator falsifikimi në mes të Tiranës, arrestohen babë e

Një laborator ku falsifikoheshin dokumente është zbuluar në Tiranë. Mësohet se janë arrestuar babë e bir, të dy të përfshirë në një skemë kriminale që synonte kalimin e paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara.

Operacioni policor i koduar “Identiteti”, çoi në zbulimin e një ambienti të përshtatur si laborator për prodhimin e pasaportave dhe dokumenteve të tjera të dyshuara të falsifikuara.

Në pranga kanë rënë Ylli Brahimaj, 65 vjeç, aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të dhënë nga SPAK dhe djali i tij,Pjerin Brahimaj, 45 vjeç. Ndërkohë, është proceduar penalisht edhe bashkëpunëtori i tyre, shtetasi Sh. L., 62 vjeç.

Sipas hetimeve të ndjekura prej shtatë muajsh, pasaportat e falsifikuara për shtetësi të huaj shiteshin me çmime që varionin nga 15 deri në 20 mijë euro, me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian apo SHBA-në.

Autoritetet vijojnë hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet falsifikimi.

"Finalizohet nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Identiteti”.

Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve të ndryshm me qëllim dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), njëri prej tyre aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal për të njëjtën veprimtari. Procedohet penalisht bashkëpunëtori i tyre.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një hetimi 7-mujor të ndjekur me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”.

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Ylli Brahimaj, 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, dhe Pjerin Brahimaj, 45 vjeç (babë e bir), si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. L., 62 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.

Nga hetimet ka rezultuar se prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj arrinte në vlerat nga 15 000 deri në 20 000 euro. Këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje