
Dy shqiptarë po përballen me gjykatën në Irlandën e Veriut, pasi u kapën në një shtëpi bari në Strabane.
Bëhet fjalë për shtetasit Dorjan Ago, 28 vjeç, dhe Oktavian Shkombi, 24 vjeç, që u paraqitën para Gjykatës së Magjistraturës në Strabane të akuzuar për vepra penale që lidhen me drogën.
Të dy burrat, të cilët mendohet se janë nga Shqipëria, akuzohen për kultivimin e kanabisit, posedim të paligjshëm të drogës së klasit B dhe posedim të drogës me qëllim furnizimin.
BBC NI raporton se një detektiv i PSNI-së i tha gjykatës se vlera e parashikuar e kanabisit të sekuestruar në pronën në Knockroe Road ishte 1.2 milion £ (1.39 milion €).
Gjatë një seance të shkurtër dëgjimore, të dy burrat pranuan se mund t’i kuptonin akuzat dhe se po ndihmonin në rritjen e bimëve.
Megjithatë, ata shtuan se “nuk dinin asgjë tjetër”.
Gjykatës iu tha se burrat u arrestuan të mërkurën pas kontrollit të një prone.
Oficeri i policisë tha se prona u kontrollua pasi kishte informacione se aty ndodhej një ‘fermë’ kanabisi me më shumë se 500 bimë.
Një enë e veçantë u kontrollua gjithashtu dhe përmbante 105 kilogramë kanabis bimor në qese të paketuara me vakum.
Gjykatës iu tha se të dy të pandehurit u arrestuan në vendin ku po rritej kanabisi.
Të dy burrat u lanë në paraburgim për t'u paraqitur përsëri më 31 korrik.
Dje, policia raportoi se operacioni u drejtua nga detektivë të Degës së Krimit të Organizuar, të cilët po hetojnë kriminalitetin e dyshuar të drogës të lidhur me INLA-n.
Lini një Përgjigje