TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2025, 13:20

Atentati jehonë deri në Dubai, Alibej rrëfen përplasjen me Dervishajn: Një SMS përmes Redjan Rrajës prishi gjithçka!

Shkruar nga Pamfleti

Atentati jehonë deri në Dubai, Alibej rrëfen përplasjen me

Ai tha se kjo nuk ka lidhje, por Plarenti e kishte ofenduar shumë rëndë në lidhje me sms që më ka sjellë nëpërmjet Redian Rrajës.

I penduari i drejtësisë, Erion Alibej ka rrëfyer detaje për ngjarjen e Shkozetit ku ish prokurorit Arjan Ndoja iu bë atentat.

Gjatë seancës që po mbahet sot në Gjykatën e Posaçme, Alibej ka rrëfyer thyerjen e marrëdhënies me Plarent Dervishajn.

I pyetur nga avokati nëse ishte zhgënjyer nga Dervishaj pasi u bë bashkëpunëtor me Çopjat në Dubai, Alibej e mohoi. Ai tha se kjo nuk ka lidhje, por Plarenti e kishte ofenduar shumë rëndë në lidhje me sms që më ka sjellë nëpërmjet Redian Rrajës.

Pjesë nga dëshmia:

Alibej: Njëherë thoshte se lidhej me portin e Durrësit, por kishte dhe pretendime të tjera. Nuk kishte dhe shumë siguri nëse do e bënte apo nuk do e bënte, por më pas e realizoi.

Avokati: Dervishaj bashkëpunonte me Çopjat në Dubai sipas jush? Ju kështu thatë. Zhgënjimi që ju patët nga Plarent Dervishaj vinte për këtë arsye.

Alibej: Nuk ka lidhje kjo gjë, ai më ka ofendu shumë rëndë në lidhje me sms që më ka sjellë nëpërmjet Redian Rrajës, unë s’e përmend këtu këtë gjë. Nuk i kam të sigurt se sa kohë kishte ai që bashkëpunonte me Çopjat. Kur kam dërgu avokatët e mi, për të bashkëpunu me SPAK kam qenë pa rezerva, nuk e mbaj mend nëse kisha nisur të jepja deklarime apo jo në lidhje me çështjet e tjera.

Avokati: Ju ka përmendur Plarent Dervishaj, që Arjan Ndoj të ketë pasur çështje të tij nëpër duar duke qenë se ishte prokuror?

Alibej: Unë nuk e mbaj mend nuk jam shumë i sigurt. Edhe pse jam takuar njëherë nuk do të thotë se ai do më tregonte mua gjithçka.

Xholi: Mund të na thoni nëse këto deklarime që thatë sot dhe ato që keni dhënë me herët i keni dhënë me vullnetin tuaj të lirë.

Alibej: Në asnjë moment, unë nuk jam ndjerë i presionuar, që kur kam bashkëpunuar unë kam thënë vetëm të vërtetën.

 

dervishaj Çopjat në dubai alibej redjan rrajës

Lini një Përgjigje