TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2025, 18:19

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, arrestohen 3 “skifterët” shqiptarë në Britani!

Shkruar nga Pamfleti

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, arrestohen 3

Policia Angleze ka arrestuar katër persona në Midlands pas një vale vjedhjesh me vlerë të lartë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Ekipet nga Cheshire, Staffordshire, Derbyshire dhe Nottinghamshire ekzekutuan urdhër-arreste të shumta në adresa në Walsall, Sutton Coldfield dhe Birmingham. Tre shqiptarë dhe një grua 33-vjeçare britanike u arrestuan, ndërsa u sekuestruan edhe një disa orë dhe çanta me vlerë të lartë.

Sipas mediave britanike të katër të dyshuarit u arrestuan me dyshimin për vjedhje me forcë dhe u dërguan në paraburgim.

Policia kreu arrestimet si pjesë e një hetimi për 37 vjedhje me dhunë të objekteve me vlerë të lartë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar midis tetorit 2024 dhe marsit 2025. Të gjitha vjedhjet përfshinin vlera totale më shumë se 1 milion paund.

Lini një Përgjigje