TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Qershor 2025, 16:55

Kokainë me foton e "Scarface"/ Furnizonte Toskanën dhe Lombardinë me drogë, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali!

Shkruar nga Pamfleti

Kokainë me foton e "Scarface"/ Furnizonte Toskanën dhe

Një 33-vjeçar shqiptar u arrestua në flagrancë nga autoritetet italiane pasi u kap me një sasi të konsiderueshme droge në banesë. Komanda provinciale e Guardia di Finanza të Firences, e mbështetur nga komandat provinciale të Milanos dhe Lodit, sekuestruan mbi 15 kilogramë kokainë dhe 12 kilogramë marijuanë të destinuara për zonat kryesore të trafikimit të drogës në Italinë qendrore dhe veriore.

Pakot e kokainës që ju gjetën shqiptarit ishin paketur në mënyrë ikonike me portretin e Al Pacinos nga filmi Scarface. Sasia e madhe e drogës do të sillte në treg afërsisht 600 mijë euro.

Droga u zbulua gjatë kontrollit të vazhdueshëm të territorit, në fund të një vëzhgimi dhe kontrolli në sistemet e informacionit të Guardia di Finanza.

Nga kontrollet e mëvonshme lokale dhe personale ndaj 33-vjeçarit shqiptar u zbulua një depo e vërtetë droge me 15,793 kilogramë kokainë, të ndarë në 20 blloqe, 12,171 kilogramë marijuanë, të ndarë në 13 qese celofani, tre telefona celularë dhe para të gatshme me prerje të ndryshme rreth 37 mijë euro.

Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu materiale paketimi dhe pajisje të përdorura për përgatitjen e dozave, të tilla si makina paketimi me vakum, peshore, prerëse, qese dhe çanta shpine.

Lini një Përgjigje