TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Qershor 2025, 13:02

Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin e turistëve; gruaja merr dëmtime të rënda në kokë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin e turistëve;

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e "Plazhit të vjetër" në Vlorë. Si pasojë e  aksidentit, kanë mbetur të plagosur 2 shtetas të huaj.

Një automjet në lëvizje përplasi dy këmbësorët, çift turistësh të huaj. Sipas policisë, mësohet se nga përplasja, turistja ka pësuar kontuzione (dëmtime) në kokë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë Rrugore të Vlorës, të cilat kanë nisur  hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Lini një Përgjigje