TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Maj 2024, 16:15

Kokaina në Portin e Pireut, publikohen fotot e të arrestuarve; dy prej tyre shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Kokaina në Portin e Pireut, publikohen fotot e të arrestuarve; dy prej

Publikohen fotot e 4 personave të arrestuar në Greqi, në kuadër të operacionit antidrogë, ku u sekuestruan 210 kg kokainë e fshehur në karkaleca.

Mes katër të arrestuarve, dy prej tyre janë shqiptarët Jasona Mërkuri e Marsel Stafaj, ndërsa në pranga u vunë edhe Ioannis Biglakis 64 vjeç dhe Alexandors Merkouris.

Kokaina në Portin e Pireut, publikohen fotot e të arrestuarve; dy prej

Sasia e madhe e drogës vinte nga Amerika Latine dhe kishte destinacion përfundimtar Shqipërinë. Mësohet se të arrestuarit tërhoqën konteinerin me drogë të fshehur në karkaleca dhe janë kapur nga policia greke në zonën e Aspropirgos.

Kokaina në Portin e Pireut, publikohen fotot e të arrestuarve; dy prej

Autoritetet u njoftuan nga shërbimet amerikane për sasinë e kokainës në kontejner dhe arrestuan dy shqiptarët dhe dy shtetas grek.

Siç rezultoi nga hetimet policore, organizatori i trafikut është Jasona Mërkuri i cili kujdesej për gjetjen e sasisë së drogës, financimin e blerjes, transportin si dhe organizimin e dërgesës së drogës nga Panamaja drejt vendeve evropiane.

Ortaku i tij ishte Marsel Stafaj 36-vjeç po nga Shqipëria, i cili merrej me gjetjen dhe rekrutimin e partnerëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj.

Kokaina në Portin e Pireut, publikohen fotot e të arrestuarve; dy prej

Mërkuri, ka qenë i shpallur në kërkim nga policia greke prej marsit 2017, si financues dhe organizator i një laboratori të drogave sintetike Captagon, ku gjatë operacionit të policisë u sekuestruan 634 mije e 246 tableta dhe u arrestuan disa persona mes të cilëve kunati i tij.

Lini një Përgjigje