TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Gusht 2025, 12:10

Kërcënoi me armë nënë e bijë, punonjëse në hotelin e tij në Borsh, gjykata jep vendimin për 26-vjeçarin Emanuel Shkëmbi

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënoi me armë nënë e bijë, punonjëse
Hotel Riviera

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për  Emanuel Shkëmbin, i cili akuzohet për kanosje me armë zjarri ndaj dy punonjësve të tij.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, në nje hotel ne Borsh,kur Shkëmbi, pas një konflikti të  banal , ka nxjerrë një armë tip pistoletë dhe ka kërcënuar punonjësit duke i vënë në rrezik serioz për jetën.

Seanca gjyqësore u mbajt ditën e djeshme nën drejtimin e gjyqtarit Ertil Meçaj.

Prokurori i çështjes paraqiti provat dhe kërkoi që ndaj Shkëmbit të caktohej masa arrest në burg gjë që u pranua edhe nga gjyqtari i çështjes, Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit, duke vendosur që i pandehuri të mbahet në qeli deri në përfundimin e hetimeve.

Pas shpalljes së vendimit, Emanuel Shkëmbi u transferua menjëherë në drejtim të burgut të Fierit, ku do të vuajë masën e sigurisë. Burime pranë hetuesve bëjnë të ditur se armën e përdorur në ngjarje e ka pasur pa leje dhe pritet që ndaj tij të rëndojnë edhe akuza të tjera për armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë ku falë ndërhyrjes së policisë u parandalua përshkallëzimi i situatës. 

Hetimet mbi këtë rast pritet të zbardhin motivet që çuan në përshkallëzimin e konfliktit dhe rrethanat e sakta të kanosjes.

Ngjarja ka ndodhur në hotel “Riviera” në Borsh, ku ndodhi përplasja mes pronarit Emanuel Shkëmbi dhe dy punonjëseve, nënë e bijë. 

Edhe babai i tij, Alfred Shkëmbi është nën hetim pasi ka dhunuar një tjetër punonjëse. Arma me të cilën kërcënoi punonjëset 26-vjeçari është sekuestruar, ndërsa nën akuzë për fshehjen është vënë një 76-vjeçar.

hotel riviera emanuel shkëmbi

Lini një Përgjigje