TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Qershor 2024, 14:22

Ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 57-vjeçari në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet

Një 57-vjeçar i i shpallur në kërkim është arrestuar në Korçë pasi ishte dënuar me 15 vite burgim, për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

Bëhet fjalë për Agron Osmanllari, alias Osmani, alias Meka, i cili tentoi të vriste me armë zjarri shtetasin E.C.

“Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 9”.

I dënuar në vitin 2019, me 15 vjet burgim, për një tentativë për vrasje me armë zjarri, si rezultat i punës së inteligjencës policore, arrestohet në Korçë, 57-vjeçari.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 9”, lokalizoi në Korçë, kapi dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim Agron Osmanllari, alias Osmani, alias Meka, 57 vjeç, i lindur në Bilisht.

Në vitin 2019, Gjykata e Apelit e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. C..

Shtetasi Agron Osmanllari alias Osmani alias Meka do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje