
Një aksident është regjistruar pak momente më parë në rreth rrotullimin e Shkozës në Tiranë.
55-vjeçari, Gëzim Marashi, ka përplasur me makinë shtetasin Vlash Sokoli, 76 vjeç. Viktima ka qenë duke lëvizur me biçikletë në momentin që është përplasur nga automjeti i drejtuar nga Marashi. 76-vjeçari ka ndërruar jetë në vëndngjarje.
"Një drejtues automjeti 55 vjeç G.M duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar në orën 08:20 një person ende të paidentifikuar, i cili lëviste me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, personi që lëviste me biçikletë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje