Konkretisht operatorët kërkojnë një investim fillestar prej 250 eurosh, për të investuar në aksione. Kur qytetarët pranojnë të bëjnë investimin fillestar, atyre ju lejohet aksesi në një ëebsajt ku ju shfaqet një shumë prej 50 mijë eurosh, që u prezantohet nga operatori si llogaria e tyre personale...
Një operacion i drejtuar nga SPAK dhe i koordinuar me autoritetet italiane, zhvilluar mbrëmjen e së premtes në Tiranë, ka ccuar në arrestimin e 10 personave, ndërsa dy të tjerë të identifikuar si pronarë të call center-ave, janë shpallur në kërkim.
Kontrollet janë kryer nga agjentët e BKH-së, në zbatim të një vendimi nga GJKKO, ndërsa në sitë kanë kaluar 6 ambiente, një prej të cilëve në një prej kullave në qendër të Tiranës, ku mendohet se ishin zyrat e call center-it.
Kontrollet kanë të bëjnë me një hetim të nisur nga autoritetet italiane, pas investigimit të emisionit Le Iene në Itali, lidhur me mashtrimet përmes call center-ave.
Investigimi i gazetarit italian Luigi Pelazza ka zbuluar ekzistencën e një sistemi të organizuar që, nëpërmjet call centerave, të cilat veprojnë në disa vende përfshirë edhe Shqipërinë, ka mashtruar dhe vjedhur miliona euro nga mijëra qytetarë në mbarë Botën.
Skema bazohet në telefonata që premtojnë fitime të lehta dhe platforma dixhitale që simulojnë investime në situata të cilat në fakt nuk ekzistojnë. Përmes rrëfimit të një burimi të brendshëm, u gjurmuan nivelet më të larta të organizatës, duke përfshirë identifikimin e personit përgjegjës për rekrutimin e personelit të qendrave të thirrjeve në Shqipëri.
Gazetari italian zbuloi se si funksionon mashtrimi. Konkretisht operatorët kërkojnë një investim fillestar prej 250 eurosh, për të investuar në aksione. Kur qytetarët pranojnë të bëjnë investimin fillestar, atyre ju lejohet aksesi në një ëebsajt ku ju shfaqet një shumë prej 50 mijë eurosh, që u prezantohet nga operatori si llogaria e tyre personale. Kur qytetari vendos të tërheqë paratë, në sistem u shkruhet se duhet të kryejnë një transfertë të re për të bërë të mundur tërheqjen e fondeve. Në këtë mënyrë shuma që u vidhej qytetarëve shumëfishohej, derisa ata e kuptonin se nuk do të mund t’i marrin kurrë paratë e tyre. Autoritetet kanë zbuluar gjurmë të personave përgjegjës për vjedhjet, gjurmë të cilat i kanë sjellë edhe në Shqipëri.
View this post on Instagram
Në kuadër të një hetimi të përbashkët me autoritetet italiane, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë zhvilluar disa kontrolle në disa ambiente të marra me qira në Tiranë, me qëllim gjetjen e materialeve apo sendeve të tjera me vlerë, lidhur me një hetim për mashtrim përmes call center-ave. Dyshimet janë se për të humbur gjurmët, call center-at ndryshonin vazhdimisht zyrat ose ambientet ku kryenin aktivitetin e tyre.
Për javë të tëra, Luigi Pelazza i "Le Iene" ka hetuar skemën mashtruese që kryhej përmes call center-ave.
Korrespondenti i programit të njohur Italia 1 dëshiron të zbulojë se kush është realisht në krye të sistemit dhe, falë një burimi të brendshëm, ka arritur të gjurmojë autorët e dyshuar në Qipro, Maltë dhe Shqipëri, deri në përfshirjen e mundshme të një prej zyrtarëve italianë të forcës policore.
Nga investigimi rezultoi se Alfonso Vicinanza është një polic i cili, kishte rekrutuar italianë të rinj për t'u punësuar në qendrat e thirrjeve jashtë vendit për të mashtruar investitorët e pasigurt.
Polici i Salernos deklaroi se vite më parë ai thjesht kishte rekrutuar disa të rinj për qendrat e thirrjeve në Shqipëri dhe vende të tjera të Evropës Lindore, të ngarkuar me vlerësimin e tyre përpara se t'i dërgonte të punonin jashtë vendit. Ai dyshohet se e kreu këtë detyrë në emër të një miku, pa pagesë. " Këto janë vetëm konsulta që bëra 10 vjet më parë ," deklaroi polici i Salernos, " për të përcaktuar aftësitë e tyre në gjuhë ."
Dhe kur Pelazza i tha se ai nuk mund ta kryente këtë detyrë duke qenë polic, Alfonso përgjigjet: " Në rastin më të mirë do të marr një sanksion disiplinor nga Shteti , por nuk është se do të më padisin ." /Pamfleti/
Lini një Përgjigje