TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Gusht 2023, 12:16

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet trafikanti në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet trafikanti

40-vjeçari Valter Çela i dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge është arrestuar në Tiranë. Çela u ndalua në rrugën “Frosina Plaku” në kryeqytet, njofton policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Perugias në Itali e ka dënuar me 5 vjet burg, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vjet e 9 muaj.

Ndaj 40 vjeçarit rëndojnë akuzat “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike”, (kryesisht kokainë), “Mbajtje, prodhim, shpërndarje të sasive të mëdha të lëndëve narkotike” (kokainë), kryer në bashkepunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

"Gjatë operacionit, në rrugën “Frosina Plaku”, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Valter Çela, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Perugia, Itali, e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vjet e 9 muaj, për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike”, (kryesisht kokainë), “Mbajtje, prodhim, shpërndarje të sasive të mëdha të lëndëve narkotike” (kokainë), kryer në bashkepunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë."-njofton policia.

 

Lini një Përgjigje