TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Gusht 2023, 11:45

Kush e ka radhën? “Zbërthehet” Erion Alibej, SPAK nis verifikimet për disa ngjarje kriminale

Shkruar nga Pamfleti

Kush e ka radhën? “Zbërthehet” Erion Alibej, SPAK nis

Pasi mori statusin e bashkëpunëtorit Erion Alibej ka zbërthyer disa ngjarje kriminale ku 2 prej tyre konsiderohen të rëndësishme për Prokurorinë e Posaçme.

Prokuroret së bashku me BKH kanë nisur menjëherë verifikimin e deklarimeve për të konstatuar nëse këto të fundit përputhen me provat e deritanishme për ngjarje të caktuara.

Nga SPAK po pyeten disa persona që përmenden dhe mbledhjen e materialeve që mund të shërbejnë si prova të rëndësishme për hetimet por edhe disa kontrolle ambientesh.

Alibej përfundoi në pranga në shtator të vitit 2020, dhe është vëllai i Endrit Alibejt, i ekzekutuar në dhjetor të 2018 bashkë me Arben Dylgjeri, kushëririn e tij dhe një shtetas turk me emrin Erdal Durunay, në afërsi të Kombinatit Metalurgjik.

Për këtë ngjarje ai akuzonte Runaj dhe Emiljano Ramazanin të cilët urdhëroi të ekzekutoheshin në shenjë hakmarrje.

erion alibej

Lini një Përgjigje