TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Tetor 2025, 11:33

Atentati ndaj gazetarit italian, avokati: Sulmi mund të ketë lidhje me grupet kriminale shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Atentati ndaj gazetarit italian, avokati: Sulmi mund të ketë lidhje me
Sigfrido Ranucci

Një atentat i mirëorganizuar ka tronditur skenën mediatike në Itali, disa ditë më parë ku një bombë u vendos nën makinën e gazetarit dhe moderatorit të emisionit investigativ “Report”, Sigfrido Ranucci. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në Campo Ascolano, një zonë mes Romës dhe Pomezias, duke dëmtuar automjetin e familjes së gazetarit dhe shtëpinë ngjitur.

Lidhur me këtë ngjarje, avokati shqiptar Gentjan Alimadhi theksoi se atentati është një çështje shumë delikate, duke mos përjashtuar mundësinë e përfshirjes së elementëve të lidhur me grupe kriminale shqiptare.

Sipas tij, sulmi mund të konsiderohet një paralajmërim ndaj mediave investigative dhe individëve që guxojnë të denoncojnë korrupsionin dhe aktivitetet kriminale.

Alimadhi shtoi se ngjarja mund të shihet si një mesazh për ata që synojnë të jetojnë me nder dhe të shprehin lirshëm opinionin, duke respektuar demokracinë dhe lirinë e shtypit.

"Ne mundohemi të krijojmë një opinion pozitiv për veten tonë këtu, dhe nuk do të donim, qoftë larg, të ishte dora e shqiptarit këtu apo dora e ndonjë tjetri e drejtuar nga shqiptarët.

Megjithatë, është një çështje shumë delikate. Italisë i kthehen kohërat e viteve më parë, kur mafia eliminonte gazetarët, dhe kjo do të ishte një atentat me qëllim paralajmërimi apo vërtet qëllimi ishte ta paralajmëronin. Unë besoj se kjo çështje ishte vetëm paralajmërim. Nuk mund të përjashtohet që mund të jetë edhe dora shqiptare, edhe pse mendoj se interesat shqiptare këtu trajtohen në një mënyrë tjetër, nëpërmjet gazetarëve duke mos i paguar, duke i blerë, duke i nxjerrë nga puna.

Ranuçi është një personazh që ka vendosur të jetë nga pala e kurajozëve të pakicës, prej atyre që duan të jetojnë me nder dhe duan ta shprehin atë sensin e demokracisë duke e shprehur lirinë e fjalës si një shprehje të vërtetë të demokracisë, pa pasur frikë.

Kështu që një person të tillë ose do ta kërcënosh, ose do ta eliminosh, sepse është shumë i vendosur.

Çështja e Ranuçit është tema më e nxehtë kohët e fundit që trazon opinionin publik, të cilët edhe me deklaratat e tyre kanë dënuar gjestin. Dhe pse të themi gjërat siç janë, e drejta ose informacioni i drejtë, nëse do ta kapnim këtë aspekt për popullsinë, është gjithmonë një çështje shumë e interpretueshme, sidomos në momente krizash ndërkombëtare.

Opinioni publik mundohet të mbahet në gjumë nga ana e shtypit dhe informacionit, dhe normalisht një pjesë e shtypit që i përket qeverisë mundohet të mos e trajtojë shumë këtë çështje, ndërkohë që një pjesë e së majtës mundohet të përfitojë nga ky rast për ta politizuar.

Për Melonin do ishte shumë delikate puna nëse autori i atentatit do ishte shqiptar sepse do sillte në vorbull aferat e saj me Shqipërinë, kështu që do i rihapej ajo plaga e kampit në Shqipëri. Shoqëria e saj, më një person të afërt, do lakohej në shtyp sa i përket lidhjeve me kartelat meksikane apo ku di unë, kështu që do e bezdiste jo pak".

sigfrido ranucci grupet shqiptare

1 Komente

  1. V
    Vflp

    Kto Jan devijime per ceshtje investigimi, ky esht i majt gazetar i majt policia ushtria sherbimi sekret italian Jan fashist djatht, ky kokrra karit vetem avokat nuk osht se rri ke dera kuestures si nigerian ky osht i cop perkthusi e spiun per policin italiane e bo karrier ne shpin shqipyarve shkret ty i rjep neper burgje, Jan ne loj miliarda euro aty ku investigon ky gazetari, do bojn plasje rrjepsat shqiptar ne itali, ju hongert morti barbona.

    Lini një Përgjigje