
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maliq ku një banesë është shkrumbuar nga flakët.
Zjarri përfshiu nga flakët banesën ndërsa nga asfiksia humbën jetën nëna dhe djali i saj i madh 14 vjeç. Dy viktimat janë identifikuar si Merjeme Azizllari, 40 vjeç dhe djali i saj i madh 14 vjeç, Luka Azizllari.
Ndërsa, fëmija tjetër rreth 6 vjeç është në gjendje të rëndë për jetën. Bëhet me dije se vajza e mitur e familjes është asfiksuar dhe me djegie të rënda në trup.
Mësohet se në gjendje të rënduar, vajza po niset drejt Tiranës së repartin e djegieve në QSUT.
6-vjeçarja u gjet jashtë shtëpisë e vetëdijshme ndërsa i vëllai, 14-vjeçari ishte në gjendje kome dhe ndërroi jetë në spitalin e Korçës. Nëna e tyre, e cila ka qenë në banesë me fëmijët e saj, është gjetur e asfiksuar pa shenja jete në derën e kuzhinës.
"Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A. Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.
Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje