TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Tetor 2025, 15:15

Tragjedia në Maliq, flasin fqinjët: Shtëpia ishte shkrumb e hi, vetëm një prej djemve arritëm të nxjerrim

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Maliq, flasin fqinjët: Shtëpia ishte shkrumb e hi,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në qytetin e Maliqit, ku një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu banesën e familjes Azizllari, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur rëndë.

Nga flakët humbën jetën Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeçar, Valter Azizllari, ndërsa djali tjetër, 6 vjeç, ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Fqinjët e familjes kanë dhënë dëshmitë e para mbi momentet dramatike të ngjarjes. Xheme Kapali, njëra prej tyre, ka treguar për mediat se si së bashku me një komshi tjetër, ndërhynë për të shpëtuar fëmijën e vogël.

Kur dola, shikoja që fëmija qante në oborr. Thashë me vete, jalla si e ke lënë fëmijën të qajë. Kur vete unë ça të shikoje. Ishte shkrumb i zi. Thirra këtë komshiun këtu. Rimi i ra derës me këmbë dhe tërhoqëm djalin të dilte jashtë. Asaj çupës i binte leshi, nuk e mbledh dot veten tani fare. Ishte tym, nuk dukej fare. Vetëm djali që ishte shtrirë mes korridorit, e tërhoqëm për këmbe dhe e nxorëm jashtë. Ne nxorëm fëmijën, por nuk e dinim ne që ishin të tjerët brenda. Babai ishte në punë, e lajmëruam ne, erdhi dhe zuri kokën me dorë. Pastaj kur erdhi policia na përzunë, u morën ata vetë. As ne nuk e morëm vesh se qysh ndodhi”, tha ajo.

Një tjetër komshi, që njohu nga afër familjen Azizllari, u shpreh: “Fëmijët me autizëm, nëna ishte mirë. Nëna nuk punonte, vetëm i ati punonte në familje. Ishin në kushte të vështira ekonomike. Nuk di se si ka ndodhur ngjarja. Tani më thanë një familjar. Erdha të pyes se sa pashë zjarrfikësen.”

 

Lini një Përgjigje