TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Tetor 2025, 14:37

Rëndohet bilanci i viktimave në Maliq! Pas nënës humb jetën edhe djali 14-vjeçar, në gjendje të rëndë fëmija tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Rëndohet bilanci i viktimave në Maliq! Pas nënës humb

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Korçë, ku pas një zjarri të rëndë në një banesë në Maliq ka humbur jetën nga asfiksia nëna dhe djali i saj i madh 14 vjeç.

Dy viktimat janë identifikuar si Merjeme Azizllari dhe djali i saj i madh 14 vjeç, L. Azizllari. Ndërsa, fëmija tjetër rreth 6 vjeç është në gjendje të rëndë për jetën.

"Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se:

Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", bën me dije policia në një tjetër njoftim.

 

Lini një Përgjigje