
Një 26-vjeçar që ishte në kërkim prej pesë vitesh si pjesë e një aktiviteti të paligjshëm të trafikimit të një grupi me 19 klandestinë nga vendet e treta drejt zonës së BE-së kundrejt përfitimit, është arrestuar sot nga Policia e Tiranës.
Sipas policisë, i riu rezulton i dënuar në mungesë nga gjykata. Ai akuzohet se në vitin 2020, ai, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, transportoi 19 emigrantë drejt Tiranës, të cilët synonin të shkonin ilegalisht në vendet e BE.
“Ky shtetas është i dënuar nga Gjykata e Apelit me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në vitin 2020, ai, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, transportoi 19 emigrantë drejt Tiranës, të cilët synonin të shkonin ilegalisht në shtetet e Bashkimit Evropian.
Lokalizimi i tij u bë “si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative”. Materialet procedurale të operacionit janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore”, njofton policia.
Lini një Përgjigje