TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Nëntor 2025, 10:20

Mashtroi një biznes shqiptar dhe përfitoi mbi 33 mijë euro, 37-vjeçarja rumune ekstradohet nga Gjermania

Shkruar nga Pamfleti

Mashtroi një biznes shqiptar dhe përfitoi mbi 33 mijë euro,

Një 37-vjeçare rumune, e cila mashtroi nëpërmjet emaileve fiktive përfaqësuesit e një biznesi shqiptar duke përfituar rreth 33 500 euro, u ekstradua nga Gjermania në vendin tonë.

Aurelia Bratianu kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar në vitin 2022 me 5 vite burg për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar emaile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit.

"Përfitoi rreth 33 500 euro, duke mashtruar nëpërmjet emaileve fiktive, përfaqësuesit e një shoqërie shqiptare, ekstradohet nga Gjermania, shtetasja rumune.

Në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetases rumune, Aurelia Bratianu, 37 vjeçe.

Ajo kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar emaile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit.

Zbardhja e kësaj skeme të mashtrimit kompjuterik u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë shqiptare dhe autoriteteve të Mbretërisë se Bashkuar", njofton policia.

Lini një Përgjigje