TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Nëntor 2025, 18:11

Aksident i rëndë në Fier, dy automjete përplasen me motorin; humb jetën 33-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Fier, dy automjete përplasen me motorin;

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Strum-Roskovec.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me një motor dhe si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motorit, 33-vjeçari Klajdi Hoxha.

I riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur dot tu mbijetojë plagëve të marra. 

“Ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, ku drejtuesi i automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum”, njoftoi policia.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit të trefishtë.

Lini një Përgjigje