Kid Kazazi, ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kavajë, u arrestua nga policia në Tiranë, pas 3 muajve në arrati. Ai kërkohej për vrasje të mbetur në tentativë.
30-vjeçari Kid Kazazi i shpallur në kërkim për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar nga policia e kryeqytetit.
Në pranga ka rënë edhe një 31-vjeçar pasi dyshohet se ka përkrahur dhe ndihmuar 30-vjeçarin të fshihej.
Të arrestuarit janë identifikuar si Kid Kazazi dhe Ferhat Kaja.
Më 30 maj të këtij viti Kid Kazazi plagosi me armë zjarri 36-vjeçarin, Arbër Goreja në zonën e Fllakës.
Ky operacion çoi në pranga edhe një 31-vjeçar, Ferhat Kaja, i cili rezulton i shpallur në kërkim për dhunën ndaj pronarit të lokal “Tokyo” Laert Kasaj. Kaja po udhëtonte në makinë me Kid Kazazin, të cilin dyshohet se e përkrahur dhe ndihmuar të fshihej.
Gjatë kontrollit fizik 31-vjeçarit iu gjetën një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan bashkë me automjetin e të kërkuarit.
Kid Kazazi, ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kavajë, u arrestua nga policia në Tiranë, pas 3 muajve në arrati.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për tentativë vrasje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Danger".
Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, është lokalizuar dhe kapur shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja në rrethana cilësuese", mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. 30-vjeçari, me datë 30.05.2025, në Fllakë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin 3 shtetas.
Në vijim të operacionit është arrestuar dhe shtetasi F. K., 31 vjeç, i cili ndodhej bashkë me 30-vjeçarin në një automjet. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka përkrahur dhe ndihmuar 30-vjeçarin të fshihej.
Në momentin e ndalimit 30-vjeçari i ka paraqitur punonjësve të policisë dy dokumente identifikimi(kartë Id dhe leje drejtimi) me të dhënat e një shtetasi tjetër, të dyshuara të falsifikuara. Ndërsa, gjatë kontrollit fizik 31-vjeçarit i gjetën një sasi municioni luftarak.
Shtetasi K. K, iu kalua DVP Durrës për veprime të metejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje