TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Dhjetor 2024, 08:26

Hyri ilegalisht dhe u përfshi në shpërndarjen e kokainës, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Hyri ilegalisht dhe u përfshi në shpërndarjen e kokainës,

Policia italiane arrestoi dy ditë më parë (10 Dhjetor) një shqiptar 32-vjeçar, që akuzohet se kishte hyrë ilegalisht në vend dhe ishte përfshirë në rrjetin e shpërndarësve të lëndëve narkotike në Macerata.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga patrullat në “Piazza Nazario Sauro”, i riu u përpoq të fshinte dy mbështjellës që përmbanin kokainë me peshë mbi 20 gramë. Gjithashtu iu gjetën telefonat dhe 1700 euro cash, që u sekuestruan si provë materiale dhe besohet se janë të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Pas arrestimit, gjykata i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak 32-vjeçarit, në pritje të procesit të mëtejshëm. Masa e sigurisë u dha ditën e sotme (11 Dhjetor), shkruan media italiane.

Shqiptari rrezikon deri 1 vit burg dhe 10 mijë euro gjobë sipas kërkesës që po përgatit prokuroria në një gjykim me procedurë të përshpejtuar.

 

Lini një Përgjigje