
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 50-vjeçar shqiptar ka goditur me thikë pronaren e një hoteli.
50-vjeçari kishte dhënë dorëheqjen rreth një muaj më parë, por vazhdimisht frekuentonte ambientin ku ai punonte më parë. Ngjarja ka ndodhur në hotelin 'Gallo' në Castel San Pietro, në Itali.
Sipas mediave italiane, sulmi mbetet ende një mister, pasi nuk janë zbuluar akoma arsyet se pse ish-punonjësi sulmoi me thikë pronaren e hotelit.
Ai e goditi 8 herë pronaren me thikën që e kishte marrë nga shtëpia e tij, ndërsa u cilësua një vrasje në tentativë.
Gjithashtu edhe pas marrjes në pyetje ai ka përsëritur vazhdimisht “më thanë që ta bëj”, gjë e cila ka ngjallur dyshime për gjendjen e tij psikike, shkruajnë mediat e huaja.
50-vjeçari thuhet se frekuentonte shpesh ambientin duke mos shfaqur probleme në sjellje, apo shenja inati të akumuluar. Madje ai shihej shpesh që takohej dhe përshëndetej me ish-kolegët madje edhe me pronaren që ai sulmoi.
Lini një Përgjigje