TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Prill 2024, 09:53

Hodhi molotov gjatë protestës para Bashkisë Tiranë, arrestohet 31-vjeçari nga Laçi

Shkruar nga Pamfleti

Hodhi molotov gjatë protestës para Bashkisë Tiranë,
Një 31-vjeçar banues në Laç është arrestuar nga policia pasi hodhi lëndë piroteknike dhe molotov, gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës. Ndërsa një 61-vjeçar është arrestuar nën akuzën e prishjes së qetësisë publike.

"Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:
– M. H., 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasin Xh. V., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë", njofton policia. 

policia protesta

Lini një Përgjigje