TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Nëntor 2023, 13:29

Grabiti një orë floriri dhe 4 varëse, arrestohet 19-vjeçari në Gramsh

Shkruar nga Pamfleti

Grabiti një orë floriri dhe 4 varëse, arrestohet

Një 19-vjeçar u arrestua nga policia në Gramsh, pasi akuzohet për disa vjedhje.

Shtetasi me iniciale E.L u arrestua pasi kreu grabitje në një banesë në fshatin Besnik.

“Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia në Gramsh pasi u kap në flagrancë në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur.

Në pranga ka rënë i riu i identifikuar si E.L. Gjatë kontrollit që iu bë, iu gjet një orë floriri dhe 4 varëse që i kishte vjedhur në një banesë të fshatit Bresnik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, tha policia.

gramsh arrestim

Lini një Përgjigje