
Policia e Vlorës ka arrestuar dy të rinjtë, 23 dhe 26 vjeç, të dyshuar si autorët e plagosjes së një 39-vjeçari. Një sherr për motive banale ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta.
Sipas policisë, këta 2 shtetas kanë plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) shtetasin 39 vjeç, banues në Mal të Zi, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit.
Raportohet se i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
“Vlorë/Sot, rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë, kanë goditur me mjet prerës shtetasin V. K., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njoftoi më herët policia.
Lini një Përgjigje