TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Maj 2024, 14:59

Gjykata lë në burg Azgan Mërnicën, 23-vjeçarin nuk pranon ta mbrojë asnjë avokat

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata lë në burg Azgan Mërnicën, 23-vjeçarin nuk

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Azgan Mërnicën.

Gjykata e Fierit ka lënë në burg 23-vjeçarin Azgan Mërnica, i cili ekzekutoi me plumb në kokë, pas një konflikti punonjësin e policisë së "Shqiponjave" 28-vjeçarin Novruz Cenaliaj.

Avokati i Azgan Mërnicës nuk është paraqitur sot në gjykatën e Fierit, në mbrojtje të klientit të tij. Azgan Mërnica, i cili ndodhet prej 1 orë e gjysmë në gjykatë, nuk ka avokat për masën e sigurisë.

Mësohet se, as avokati i shtetit nuk ka pranuar të mbrojë 23-vjeçarin Azgan Mërnica, vrasësin e efektivit të “Shqiponjave”.

I riu u paraqit në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie dhe i veshur me anti plumb. Ashtu sikurse në momentin që u dorëzua edhe në seancën e sotme, Mërnica ka qëndruar i qetë dhe i buzëqeshur.

Kujtojmë se dy ditë pasi vrau efektivin Novruz Cenalia, Mërnica u dorëzua në polici.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti se kush kishte të drejtën për të kaluar me makinë në rrugën e fshatit. Të dy debatuan me fjalë e më pas dolën nga automjetet. Në këtë moment, Azgan Mërnica qëlloi me 1 plumb pistolete në kokë efektivin që po shkonte në punë të merrte shërbimin.

Në dëshmi para oficerëve të policisë gjyqësore, Azgan Mernica ka treguar rrethanat e konfliktit me policin dhe mënyrën se si e ka qëlluar për vdekje.

“Unë isha duke ikur me makinë nga qyteti në fshat, kisha marrë makinën e dajës dhe nënën do e çoja tek daja. Isha duke ecur shpejt dhe shkëmbehem me policin që shkonte nga fshati në qytet dhe për pak sa nuk u përplasa me të. Ai më bëri me shenjë ndalo. Unë zbrita nga makina. Zbriti dhe ai nga makina. Aty kemi bërë llafe. Ai më tha ku shkon ti me këtë shpejtësi more, dhe më ofendoi. Kur ai bëri me dorë unë kujtova se më shau dhe u nxeha. Momenti që u kthye për të hipur në makinë, unë nxora pistoletën nga çanta dhe e qëllova te koka mbrapa. Shkova te daja dhe e lashë makinën atje. Pastaj kam ecur në këmbë nëpër fusha e disa kanale. Në kanale lëviza e qëndrova për 48 orë. Momentin që po më hahej bukë se kisha dy ditë pa bukë, shkova ke shtëpia e dajës. Këta ndërkohë kishin njoftuar policinë se kishin hall se mos më vriste RENEA. Aty erdhi policia dhe më mori, një polic, shefi krimeve të Fierit dhe më çoi në drejtori”, ka dëshmuar ai.

Lini një Përgjigje