
Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme, në afërsi të trasesë së hekurudhës që lidh qytetin e Peqinit me Elbasanin.
Sipas burimeve nga vendngjarja, trupin e viktimës e ka zbuluar një kalimtar, i cili menjëherë ka njoftuar policinë.
Forcat e policisë, shërbimit zjarrfikës dhe spitalit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po kryhen veprimet hetimore për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.
Burime policore bëjnë me dije se viktima është identifikuar si shtetasi Bujar Mezini, 67 vjeç.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se Mezini ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi pak kohë më parë kishte pësuar hemorragji cerebrale, çka mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.
Lini një Përgjigje