TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Prill 2025, 16:59

Gjendet e pajetë 53-vjeçarja në Fier, dyshohet për vetëvrasje

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet e pajetë 53-vjeçarja në Fier, dyshohet për

Një 53-vjeçare u gjet pa shenja jete në garazhin e banesës së saj, ndërsa policia ka nisur hetimet. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grecalli, ndërsa viktima M.Sh është gjetur pa shenja jete nga të afërm të saj.

Viktima, dyshohet se i ka dhënë fund jetës përmes vetëvarjes.

“Paraditen e sotme, në fshatin Grecalli, Fier, është gjetur e pajetë nga familjarët, në garazhin e banesës, shtetasja M. Sh., 53 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

 

Lini një Përgjigje