TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Janar 2025, 10:11

Ekzekutimi me breshëri i 33-vjeçarit në Shkodër, autori tentoi të arratisej nga Shqipëria; në pranga babai me fëmijët!

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi me breshëri i 33-vjeçarit në Shkodër, autori

Detaje të reja kanë dalë pas zbardhjes së atentatit të ndodhur tre ditë më parë në Postribë të Shkodrës, ku 33-vjeçari Ramazan Mataj, u ekzekutua në makinën e tij!

Katër persona janë shoqëruar për atentatin dhe mësohet se janë anëtarë të një familje, babai së bashku me djemtë e tij.

Rustem Hasa (babai), Arian, Klisman dhe Arion Hasa (fëmijët). Dyshohet se Rustem dhe Arian Hasa kanë qenë autorët e atentatit, por nuk dihet se kush prej tyre ka shkrepur armën.

Duke qenë se Arian Hasa dyshohet se është kapur në tentativë për tu larguar nga Shqipëria, lind dyshime se ai mund të jetë autori.

Ndërkohë që dy të tjerët dyshohet se kanë qenë në dijeni për ngjarjen dhe kanë ndihmuar në sigurimin e kushteve për të kryer atentatin. 

Autorët dyshohet se e kanë ruajtur Matajn gjatë natës dhe në momentin që ka dalë në rrugën kryesore të fshatit e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

Ishin banorët që panë 33-vjeçarin e pajetë brenda automjetit dhe kanë lajmëruar policinë e cila është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Sipas informacioneve, ai ka qëndruar në Belgjikë, aty ku aktualisht ndodhet edhe vëllai dhe prej një viti ishte kthyer në Shqipëri.

Mataj ka bërë punë ditore në ndërtim në Mal të Zi dhe nuk rezulton të ketë precedent penalë.

Lini një Përgjigje