
Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka bashkëpunuar me autorët në atentatin që ndodhi në Berat më dy janar ku ndaj dy të rinjve u qëllua me armë zjarri.
Në pranga ka rënë 32-vjeçari A.H. banues në Durrës. Ky i fundit i arrestua, së bashku me 46-vjeçarin E.D. një ditë më parë, pasi mësohet se lëvizën automjetin tip Ford të autorëve nga Berati për ta fshehur në Durrës.
Si autorë të ngjarjes policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit F.M. dhe M.M. Këta të fundit dyshohet se qëlluan me armë në drejtim të dy personave, A.M. dhe A.Dh. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar dhe ishin vetë personat që denoncuan në polici se ndaj tyre u qëllua me armë. Në banesat e 2 vëllezërve, policia ka gjetur armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se u qëllua, si dhe disa fishekë.
"Vijojnë hetimet e thelluara rreth ngjarjes së datës 02.01.2025, në lagjen “Donika Kastrioti”. Si rezultat identifikohet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas që përkrahu autorët e krimit.
Ditën e djeshme, u arrestua një 46-vjeçar që bashkëpunoi me 32-vjeçarin, për lëvizjen e automjetit, nga Berati, dhe fshehjen e tij në Durrës. Gjithashtu, u sekuestruan automjeti dhe arma e zjarrit që përdorën 2 vëllezërit e dyshuar për këtë ngjarje.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale, të kryera në drejtimin e prokurorit, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Berat vunë në pranga shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Durrës. Ai dhe shtetasi E. D. (i ndaluar dje, në PKK Kakavije) dyshohet se kanë lëvizur nga Berati dhe kanë fshehur në Durrës, automjetin tip “Ford”, nga i cili dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, vëllezërit F. M. dhe M. M., në drejtim të shtetasve A. M. dhe A. Dh. Vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasve F. M. dhe M. M. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje