TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Prill 2025, 19:12

Ekzekutimi i Vladimir Topjanës, viktima i kafshoi veshin babait të autorit para se të qëllohej me armë

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Vladimir Topjanës, viktima i kafshoi veshin babait të

Të tjera detaje janë zbardhur nga mediat italiane lidhur me vrasjen e 43-vjeçarit Vladimir Topjana, i cili u ekzekutua me 3 të shtëna arme nga Roger Shota, 30 vjeç.

Krimi ka ndodhur në Fontanafredda, ndërsa autori u arrestua në Orsago, teksa përpiqej të arratisej, bashkë me babain e tij.

Viktima, i cili ishte shofer profesionist në një kompani në Porcia, u qëllua me armë zjarri në kulmin e një debati që ndodhi jashtë një lokali në via Michelangelo Buonarroti. 

Sipas rikonstruksioneve të fundit, gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së dielës së 6 prillit në Fontanafredda. Debati dhe të shtënat ndodhën rreth orës 21:00 pranë klubit Sporting Milan në via Michelangelo Buonarroti.

Viktima ndodhej në atë moment me një të afërm pak hapa nga lokali i mbushur me njerëz që ndiqnin ndeshjen mes Romës dhe Juventusit. Në një moment kanë mbërritur disa persona me një Audi të bardhë. Sipas mediave italiane, këtu nisi një debat i cili degjeneroi menjëherë pavarësisht ndërhyrjes fillestare të një klienti për të qetësuar gjërat. 

Mediat italiane shkruajne se nga mjeku Antonello Cirnelli, u konstatua se Vladimir Topjana ka sulmuar babain e vrasësit, Pren Shota. Nga hetimet e para dyshohet se viktima para se të vritej, i kafshoi veshin.

Më pas Roger Shota ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me gjakftohtësi në drejtim të viktimës. Viktima u nga dy ose tre plumba, njëri direkt në kokë. Vladimir Topjana u rrëzua përtokë i pajetë. Përpjekjet për ta shpëtuar ishin të padobishme.

Vrasësi Roger Shota është arratisur me automjetin Audi. Karabinierët e Njësisë së Hetimit Pordenone dhe Kompania Sacile ndërhynë në vendngjarje dhe nisën hetimet, morën në pyetje të afërmit e viktimës, mes tyre edhe djalin 17-vjeçar.

Pasi mblodhën të gjitha informacionet e dobishme, ushtria filloi të kërkonte vrasësin që po ikte drejt Venetos.

Sulmuesi u ndalua së bashku me babain e tij, Pren Shota, rreth mesnatës në zonën e Orsagos. 

 

Lini një Përgjigje