TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Nëntor 2023, 17:20

Ekzekutimi i Arjanit Rizajt, ish-prokurori Pazmino zbulon detaje: Në Ekuador po zhvillohet operacioni “Ballkani”, të përfshirë edhe shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Arjanit Rizajt, ish-prokurori Pazmino zbulon detaje: Në

Mario Pazmino, ish-prokuror në Ekuador foli në lidhje me vrasjen e 53-vjeçarit shqiptar në Ekuador, Arjanit Rizaj dy ditë më parë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ish prokurori theksoi se po zhvillohet një operacion i koduar “Ballkani”, duke shtuar se në këtë operacion janë të përfshirë dhe shqiptarë.

Mes të tjerash ai nënvizoi se deri më tani nuk ka një numër të saktë se sa shqiptarë janë në Ekuador.

“Ka një investigim që po zhvillohet, por pjesa e mirë e tyre është duke u lidhur me një operacion të rëndësishëm që quhet operacioni “Ballkani”. Të dy këto persona janë të lidhur me këtë temë. Në fakt nuk kemi një numër korrekt se sa shqiptarë janë në Ekuador. Është shumë e vështirë të kemi një regjistër të lidhur me migracionin. Mendoj se ka një proces invstigues dhe nuk më pëlqente që të dilja paraprakisht me një mendim. Tha dhe u manifestua se mund të ketë pika lidhëse mes qeverisjes vendore dhe mes këtyre organizatave”, u shpreh ish prokurori.

 

arjanit rizaj ekuador ekzekutim

Lini një Përgjigje