TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Nëntor 2023, 15:47

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, plagosen 3 persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, plagosen

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Sipas policisë, dy automjete u përplasen me njëra-tjetrën, dhe si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit “Peugeot”, pasagjerja, si dhe pasagjeri i automjetit tip “Mahidra”, të cilët u dërguan për mjekim në spital.

"Pogradec/Informacion paraprak/ Më datë 12.11.2023, rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” pranë fshatit Udënisht, automjeti tip “Mahindra” me drejtues shtetasin P. Sh., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin Sh. A. 55 vjeç, banues në Elbasan.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Peugeot” shtetasi Sh. A., pasagjerja në këtë automjet shtetasja A. A., 48 vjeçe, banuese në Elbasan, si dhe pasagjeri i automjetit tip “Mahidra”, shtetasi N. L., 72 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale", njofton policia.

Lini një Përgjigje