
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një foshnje e sapolindur është gjetur e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht.
Policia bën me dije se së bashku me stafin mjekësor i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është dërguar në spital.
"Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.
Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", tha policia.
Lini një Përgjigje