TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shkurt 2024, 10:46

E rëndë në Peqin/ Punëtori i Bashkisë humb jetën, bie nga lartësia duke krasitur pemët

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Peqin/ Punëtori i Bashkisë humb jetën,

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Peqin.

Një punëtor, 58-vjeçar, i kësaj bashkie ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga lartësia, kur ka qenë duke krasitur pemët.

Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

peqin vdekje

Lini një Përgjigje