TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2024, 22:38

Dy aksidente të njëpasnjëshme pranë tunelit të Krrabës, shoferja godet policin që po dokumentonte përplasjen e dy makinave

Shkruar nga Pamfleti

Dy aksidente të njëpasnjëshme pranë tunelit të

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Ibë-Tuneli i Krrabës. Një autoveturë që drejtohej nga një grua ka përplasur një punonjës policie, i cili ndodhej në rrugë duke punuar për dokumentimin e një karamboli në aksin Ibë-Tuneli i Krrabës.

Polici që ndodhej në vendngjarje në aksidentin ku ishin përplasur dy automjete në Ibë të Tiranës ka qenë duke vendosur sinjalistikën në vendngjarje.

Ndërsa, një tjetër aksident ka ndodhur në Pishkash të Prrenjasit. Burime jo zyrtare bënë me dije se në aksident është përfshire drejtuesi i sindikatës së policisë.

Lini një Përgjigje