Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas në vendin e quajtur Pishkash.
Mësohet se një makinë tip Fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një pusetë anësore.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur tre persona të cilët janë dërguar në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.
Gjithashtu, 3 aksidente kanë ndodhur sot në një hark të shkurtër kohor, duke lënë të plagosur 5 persona. Aksidenti me i rëndë ka qenë ai në afërsi të fshatit Hundënisht, ku nga përplasja e dy mjeteve kanë ngelur të plagosur 3 persona, përfshi dy drejtuesit e mjeteve si dhe një pasagjere e cila ka qenë në një prej mjeteve të përfshira në aksident.
Dy të tjerë janë plagosur në aksidentin në afërsi të fshatit Mëmëlisht ndërsa aksidenti i tretë më dëme materiale ka ndodhur në zbritje të Qafë Thanës.
Lini një Përgjigje