TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Mars 2024, 18:23

Dhunoi efektivin e policisë në Shkodër, vetëdorëzohet autori

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi efektivin e policisë në Shkodër, vetëdorëzohet

Është vetëdorëzuar në polici Ormir Gucia, 47-vjeçari i cili dhunoi me sende të forta efektivin Admir Okaj.

Vetëdorezohet në polici 47-vjeçari i cili ka ushtruar dhunë ndaj efektivit të policisë në Shkodër.

Sipas autoriteteve, autori i dyshuar Ormir Gucia është vetëdorezuar në komisariatin e policisë së Shkodrës.

Ai dyshohet se ka dhunuar me sende të forta  punonjësin e policisë Admir Okaj 49 vjeç. Gjatë përplasjes mes agresorit dhe policit ka pasur shkrepje të armës së efektivit, e cila  dyshohet aksidentale.

"Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, sipas të cilit shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, (punonjës policie), ju informojmë se pas kontrollit dhe presionit të Policisë, 47-vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër. AMP dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti", njofton policia.

AMP dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Dhunoi efektivin e policisë në Shkodër, vetëdorëzohet
Efektivi Admir Okaj

 

dhune efektiv shkoder vetedorezim autor

Lini një Përgjigje