TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Janar 2024, 10:40

Dhunoi dhe kanosi një 63-vjeçar, arrestohet i riu në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi dhe kanosi një 63-vjeçar, arrestohet i riu në Elbasan

Një 26 vjeçar është arrestuar pas një konflikti me një person në Elbasan. I riu ka qëlluar me grushte një 63 vjeçar dhe e ka kërcënuar me mjet prerës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Haxhias” për motive të dobëta.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, të kryer në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti dhe u arrestua në flagrancë 26 vjeçari, banues në Elbasan.

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet 2 shtetasve, në lagjen “Haxhias”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit përgjegjës.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, të kryer në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti dhe u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 26 vjeç, banues në Elbasan.

26-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me shtetasin P. S., 63 vjeç, e ka goditur atë me grushte dhe e ka kanosur me mjet prerës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

dhunoi një 63 vjeçar arrestohet i riu elbasan

Lini një Përgjigje