
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Bulqizë ku 36-vjeçari Vasil Kamberi u qëllua për vdekje me armë gjahu nga kushëriri i tij.
Mësohet se viktima Vasil Kamberi dhe 34-vjeçari Flamur Kamberi jam djem xhaxhallarësh.
Policia njofton se është shoqëruar autori i ngjarjes. I riu humbi jetën në helikopter ndërsa po transportohej drejt spitalit.
"Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njoftim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.
Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje", njofton policia.
Lini një Përgjigje