TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Prill 2025, 21:55

Detaje nga vrasja në Lezhë, dyshohet se morën pjesë 4 persona; u larguan me "Porsche Cayenne"

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga vrasja në Lezhë, dyshohet se morën pjesë 4

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, ku humbi jetën 64-vjeçari Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendi.

Sipas burimeve nga hetimet paraprake, dyshohet se në ngjarje janë përfshirë dy automjete dhe të paktën katër persona, të moshës rreth 30-35 vjeç.

Autorët, që mendohet të kenë përdorur një automjet tip "Porsche Cayenne", kanë hapur zjarr ndaj viktimës përpara se të largoheshin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, së bashku me mjetin tjetër që i shoqëronte.

Në momentin e sulmit, Prendi ndodhej në një lokal, së bashku me një person tjetër, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Të dy automjetet e autorëve janë afruar nga hyrja kryesore e lokalit, dhe njëri prej tyre ka hapur zjarr nga dera hyrëse në drejtim të tavolinës ku ishte ulur viktima.

Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa zona është rrethuar për të mbledhur prova të mëtejshme.

 

Lini një Përgjigje