TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Prill 2025, 21:04

Policia reagim zyrtar për vrasjen e babait të Roan Brahimit, RENEA dhe FNSH “rrethojnë” Lezhën

Shkruar nga Pamfleti

Policia reagim zyrtar për vrasjen e babait të Roan Brahimit, RENEA dhe

Policia e Lezhës ka dhënë njoftim zyrtar mbi vrasjen mafioze të Gjovalin Prendit, ndodhur këtë mbrëmje pranë biznesit të tij.

“Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë”, sqaron policia. Ndërkohë RENEA dhe FNSH kanë rrethuar zonën. 

"Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë. Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër. Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes", shprehet policia.

 

Lini një Përgjigje