
Një operacion anti-drogë u zhvillua ditën e sotme në Vlorë, ku janë sekuestruar mijëra rrënjë kanabis. Droga u zbulua në një parcelë të mbjellë në mes të misrit në fshatin Bishan në Vlorë ku u gjetën rreth 4900 rrënjë kanabis si dhe një sasi në proces tharje.
Policia bën me dije se janë gjetur edhe dy armë zjarri tip kallashnikov. Mësohet se blutë kanë shoqëruar disa persona, ndërsa në pranga ka rënë autori i dyshuar i cili mund të ketë mbjellë lëndën narkotike S.LL.
Po ashtu në polici është shoqëruar edhe pronari i tokës. Ai ka thënë se tokën e kishte dhënë me qira. Aksioni u ndërmor nga policia e Vlorës dhe FNSH ndërsa droga u gjet në misër në proces tharjeje.
Lini një Përgjigje