TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Tetor 2023, 17:58

Vranë Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanin, dënohet me burgim të përjetshëm Xhuliano Hoxha; 17 vite për Euglent Halilin

Shkruar nga Pamfleti

Vranë Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanin, dënohet me burgim të

GJKKO ka dënuar me burg përjetë Xhuljano Hoxhën dhe me 17 vite burg Euglent Halilin.

Mbi Hoxhën dhe Halilin rëndojnë akuzat për vrasjen e Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan dhe të vrasjes së Regis Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan.

Referuar vendimit, Gjykata ka dhënë një dënim më të rëndë sesa ishte kërkuar nga Prokuroria e Posaçme. Kjo e fundit kërkoi me 13 qershor dënimin me 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 për Euglent Halilin.

Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani ndodhi më 20 korrik 2020. Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte automjetin tip "Ford Fokus". Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Megjithëse në makinën e u gjetën dy kallashnikovë të djegur.

Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën 'Rramani', dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, ku më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz. Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn.

23 vjeçari Regis Runaj njihet si miku i ngushtë i Emiljano Ramazanin i ekzekutuar në mënyrë mafioze pasditen e 20 korrikut po në Elbasan.

Ai ka konsumuar lëndë narkotike me dy autorët, vrasës me pagesë, përpara se të vritej me thikë pas shpine nga ato. Për vrasjen u arrestuan Xhuljano Hoxha, 29 vjeç dhe Euglen Halili, 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, autorë të vrasjes së Regis Runaj, me thikë, por edhe të përfshirë në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit më 20 korrik, ku po të paguar nga persona të tretë kanë monitoruar të gjitha lëvizjet e Ramazanit.

Si ndodhi ngjarja:

Mbrëmjen e ngjarjes, Regis Runaj ka qenë në shoqërinë e Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit duke konsumuar lëndë narkotike, në një park në afërsi të varrezave të qytetit. Pasi kanë konsumuar lëndë narkotike me Runajn, Eugen Halili dhe Runajn janë larguar me motorrin e Halilit drejt Elbasanit pasi kishn dalë për disa minuta në periferi në të qytetit. Pas konsumimit të drogës, Euglen Halili ka goditur Regis Runaj një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupi i Regis Runaj u gjet buzë rrugë në afërsi të varrezave, i mbuluar në gjak.

Gjaku i gjetur në motomjetin e sekuestruar autorëve ka konfirmuar përfshirjen e tyre në vrasjen e 23-vjeçarit Regis Runaj. Gjithashtu janë sekuestruar edhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore, ndërsa hetimet për zbardhjen e vrasjes zgjatën 10 ditë. Më tej janë edhe telefonat celularë që po ekzaminohen dhe disa pamje filmike të lëvizjes së Halilit dhe Hoxhaj para e pas vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Gjithashtu nga hetimet ka rezultuar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës.

Vrasësit me pagesë Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili janë paguar nga persona të tjerë edhe për të monitoruar lëvizjet e Ramazanit, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë në ngjarje.

Armën e krimit thikën e përdorur nga Halili, policia ende se ka gjetur dhe polumbarë të Reneas kanë kryer disa kërkime në lumin shkumbin zonë në të cilën dyshohet se e ka hedhur autori. Gjatë kërkimeve, polumbarët e RENEA-s kanë gjetur dy armë zjarri.

vrasje gjkko denim

Lini një Përgjigje