
Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy të rinjtë të moshës 15 dhe 17 vjeç, pas dhunës së ushtruar me sende të forta ndaj një 14-vjeçari.
Konflikti nisi pas një sherri në rrjetin social Tik Tok.
Prokuroria ka kërkuar “arrest në burg”, masë e cila është pranuar nga gjykata.
Ata akuzohen se kanë goditur me dru në kokë bashkëmoshatarin e tyre duke i shkaktuar plagë. Pas dhunës, i mituri është transportuar në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aktualisht mjekët konfirmojnë se 14-vjeçari ka dalë nga intubimi dhe gjendja e tij është përmirësuar.
Lini një Përgjigje